Drejtori i shkollës Ushtrimore informon Drejtorinë e Shkollës Normale të Elbasanit se mësuesit Qamil Guranjaku,Shyqyri Daiu, Ismail Haxhimusaj dhe Faik Pajuni kanë thyer urdhërin e kësaj drejtorie.
Profesori i Normales Mahmud Maçit ankohet për kopshtarin e shkollës Dervish Babën për arësye se në kopështin e kësaj shkolle mungojnë fidanët të cilat shërbenin si lëndë mësimore.
Me anë të një shkrese të datës 22 shkurt 1942 nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Zef Kadarja drejtuar Kryesisë së Këshillit të Ministrave, informonte ata se Drejtori i Shkollës Normale të Elbasanit ka dëbuar 16 studentë të jashtëm të kësaj shkolle dhe 6 konviktorë, ai shprehet se qetësia atje akoma nuk është vendosur.
Prefekti i Elbasanit Musa Puka nërpërmjet një shkrese i kërkon informacion të detajuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për llojin e stemës së flamurit, duke pasur parasysh se ka një urdhër që ndalohet mbajtja e stemës së flamurit të periudhës së Monarkisë së Ahmet Zogut.
Komanda e Milicisë Fashiste informonte institucionet e larta qëndrore se në Elbasan me datë 8 gusht 1942 disa kundërshtarë të pushtuesve kishin organizuar një manifestim tek godina e Prefekturës së Elbasanit.
Musa Puka, Prefekti i Elbasanit informon Ministrinë e Punëve të Brendshme se nxënësit që u larguan nga shkolla e Normales së Elbasanit kanë thyer derën e shkollës dhe kanë tentuar të futen në mësim.
Shkresa e poshtme i përket Drejtori të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Zef Kadarja i cili informon Kryesinë e Këshillit të Ministrave se në Elbasan erdhi Ministri i Arsimit për të bindur studentët e revoltuar ti kthehen normalitetit mësimor, por pa rezultat.
Mbas demostratës të ndodhur në Elbasan, Prefektura e Elbasanit njofton se në lëvizjen komuniste mernin pjesë studentë dhe profesorë të Normales së Elbasanit. Kjo demostratë u bë kryesisht nga studentët dhe ndonjë vendasi.