Përjashtimi për një vit shkollor i disa studentëve të Normales së Elbasanit mbas mbledhjes së Këshillit të jashtëzakonshëm të disiplinës, ku midis të përjashtuarve ishte dhe Nasho Jorgaqi.
Prefektura Elbasanit njofton Zyrën Politike në Ministrinë e P. Brendshme se ka filluar rebelimi i konviktorëve të Normales së Elbasanit. Në të cilësohet se konviktorët nuk u binden urdhërave të drejtuesve të Shkollës, ku konviktorët në shenjë demostrative këndojnë këngë fyese ndaj Duçes dhe Gjeneralit Italian, etj.
Një shkresë e Prefekturës së Elbasanit ku Zv. Prefekti Rasim Sokoli informonte Ministrinë e P. Brendshme për bojkotin e 60 konviktorëve të Normales së Elbasanit për shkak se tre studentë të kësaj shkolle ishin pezulluar për të vazhduar shkollën.
Një shkresë me shënimin urgjent drejtuar Ministrisë së P. Brendshme ku thuhet se në Elbasan janë shpërndarë disa materiale propagandistike me shënimin" Vdekja e Fashizmit asht lirija e popullit"