Teki Tela
- Title
- Teki Tela
- Emri
- Teki
- Mbiemri
- Tela
- Data e lindjes
- 1904
- Jetëshkrimi
-
Teki Tela lindi në Elbasan, në vitin 1904, në një familje me tradita patriotike. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, në shkollën Plotore sot “N. Frashëri” si edhe ato pak vite te shkollës Normale. Me sakrifica të mëdha, gjatë viteve 1918-1928 vazhdoi studimet e mesme dhe të larta në Linz dhe në Vienë të Austrisë, ku u diplomua në lëndën e matematikës.
Nga viti 1928 deri në vitin 1950 ka punuar si mësues matematike në shkollën Normale të Elbasanit, duke qenë mësuesi i parë me arsim të plotë të lartë për lëndën e matematikës në këtë shkollë. Duke parë mungesën e teksteve shkollore, së bashku me “Mësuesin e Popullit” Ibrahim Babamusta, përgatitën dhe botuan kursin e plotë të matematikës për shkollat e mesme duke i paisur me tekst të veçantë klasat I-VIII të kësaj shkolle. Meritë e veçantë e këtij botimi është krijimi i fjalorit dhe terminologjisë matematike (e sidomos gjeometrike) në gjuhën shqipe, duke qenë të parët në këtë drejtim. Gjithashtu kontribut ka dhënë në hartimin e programeve shkollore për lëndën e matematikës, në botimin e revistës “Normalisti”, “Normalisti shëtitës-32”, botime me aktivitet të shquar pedagogjik, shkencor e kulturor.
Krahas veprimtarisë cilësore mësimore, ai shquhet edhe për veprimtari atdhetare në dobi të Kombit duke bashkëpunuar me “Mësues të Popullit” Ahmet Gashin, Vasil Andonin. Pas çlirimit, pushteti monist, në vend që të shfrytëzojë dijet e tij të gjëra shkencore e metodike, ta emëronte në shkolla të larta që po hapeshin në vendin tonë, e heq nga shkolla Normale dhe e emëron në shkollat 7-vjeçare dhe së fundmi, e dërgojnë në shkollën e natës në kombinatin e drurit, ku edhe doli në pension, pa iu thënë asnjë fjalë përgëzimi siç veprohet zakonisht, pa iu dhënë asnjë lloj vlerësimi sado modest.
Për kulturën dhe arsimin pedagogjik, për nivelin cilësor shkencor e metodik, për kontributin e dhënë në shkencat matematike si mësues shembullor, më 7 mars 1995, në festën jubilare të shkollës Normale, Presidenti i Republikës e dekoroi me titullin e lartë “Mësues i Popullit”.
Brezat që kanë mësuar nga Teki Tela, shokë dhe miq të tij, edhe sot ruajnë në kujtesën e tyre njeriun e ndershëm e fisnik, mësuesin e zot e të palodhur, metodistin profesionist dhe erudit.
Në bisedë me “Mësuesin e Merituar” Haki Ballshi, edhe pse në moshë të thyer, mëson gjëra shumë interesante për jetën dhe vëprimtarinë e Teki Telës. "E kemi patur kryetar të Shoqatës ''Normalisti Shëtitës'' dhe nën udhëheqjen e tij, kemi shkuar në qytete të ndryshme të vendit. Ishte shumë i ndershëm, kujton haki Ballshi, me të hollat që mbeteshin botonte broshura. Në librin e kujtimeve, viti 1932, në hyrje kemi shkrime të Teki Tela, të S. Spasses, të Vasil Vaskës, autografe të GJ. Fishtës, H. Mosit, Xhuvanit e Safet Butkës etj... sepse ngado që shkonim, na prisnin dhe na bënin vlerësime për këtë punë që ne bënim".
“Mësuesi i Popullit”, Teki Tela, krahas veprimtarisë së gjithanëshme si pedagog, si njeri fisnik, si nacionalist me dashuri të madhe për kombin shqiptar, ishte edhe një prind shembullor. Rriti dhe edukoi fëmijë të ndershëm, mësues të zot dhe me përkushtim për arsimin, i futi që në vogëli dashurinë për shkencën e bukur dhe të vështirë të matematikës dhe e gjithë familja pothuajse punoi dhe punon në drejtimin e matematikës. - Lënda
- Matematikë
Part of Teki Tela
Position: 54 (13 views)


Comments
No comment yet! Be the first to add one!